LajmeSportVendi

Miha thotë se momentet më të mira në karrierë i ka kaluar te Shkëndija

Filozofia e tij është: “Jeta na mëson tre gjëra: insisto, rrezisto dhe ne fund realizo. Të mos dorëzohesh kurrë edhe përballë një vështiresie. Sepse në atë moment që mendon se ky është fundi, ai është pikërisht momenti kur çdo gjë fillon”.

I larguar nga Shqipëria për më shumë se 25 vjet, pasi ngjiti në majat e futbollit shqiptar skuadrën durrsake, Miha vjen me këtë intervistë të parë pas thuajse çerek shekulli. Mes Maqedonisë (në atë kohë, tashmë me emrin Maqedonia e Veriut) dhe Austrisë, mes studimit për t’u perfeksionuar në çdo kohë dhe botimit të librave, mes trajnimit të të mëdhenjve dhe të vegjëlve, Edmond Miha, vazhdon të ketë të njëjtin pasion.

Ish-futbollist i Lokomotivës së Durrësit, ish-trajneri i Teutës, ish-trajner i ekpit kombëtar të 21 vjeçarëve, ish-trajner i Shkëndijës së Tetovës, prof Mondi mbetet edhe sot i fokusuar në lojën më të bukur në botë: futbollin.

E gjejmë në një nga resortet malore, pak kilometra larg Vienës. Në një fushë të vogël, po i mëson nipit të tij pothuaj 2-vjeçar, se si të pasojë më top. Por është shumë i vogël për t’iu bindur mësimeve të gjyshit dhe merr topin e largohet vetëm. “Laurens, nipi, është gjysëm holandez. Si i tillë besoj fantazia në futboll nuk do t’i mungojë.” – thotë me shaka, Miha. E presim deri sa të mbarojë “seancën stërvitore” me nipin e tij.

“Futbolli është kulturë. Për ta luajtur atë në një nivel të lartë kërkohet inteligjencë në krijimtarinë dhe interpretimin e situatave të lojës”.

Ndoshta një ditë edhe nipi 2 vjeçar do të arrijë të kuptojë këtë shprehje.

Me Teuten u shpallet kampion ( defacto ) 26 vjet me pare. Sa i veshtire ka qene ai sukses?

Ishte i veshtire sepse per mua ishte shume e rendesishme te fusja ne procesin e stervitjes nje mentalitet fitues, bindjen per fitore. Me kete filozofi kishte shume rendesi ndryshimi i mentalitetit ne skuader, pra faktori psikologjik.

Metoda e punes time ishte nje mozaik ushtrimesh dhe teknikash te bazuara mbi shikimin, me fjale te tjera, mbi fuqine e imazheve mendore, duke nxjerr ne pah forcat psikologjike te fshehura te cdo individi dhe ne kete menyre duke kthyer entuziazmin dhe besimin ne vetvehte. Zhvillimi mendor zbulon energji per te besuar ne aftesite e tyre individuale. Te skuadra e Teutes mungonte mentaliteti fitues por jo talenti.

Vetem faktori psikologjik apo edhe faktore te tjere ndikuan pozitivisht ne suksesin e skuadres?

Te luash futboll eshte kenaqesi, te mesosh te luash futboll eshte obligim, drejt zhvillimit. Kjo me shtyu qe te bazohem ne proceset stervitore te shkurtra por intensive dhe te larmishme me topin, duke shmangur keshtu lodhjen psikologjike tek lojtaret.

U punua shume ne drejtimin taktik dhe kjo u arrit nepermjet lojrave te shumta per zhvillimin nga ana taktike te skuadres. Keto lojra sollen nje krijimtari dhe interpretim te sakte te lojtareve ne pergjithesi, ne situata aq te fshehta e te papritura te lojes dhe nje bashkpunim plot fantazi brenda skuadres. Cdo dite seanca stervitore te ndryshme me qellime te ndryshme qe kalonin nepermjet strukturave te procesit te te mesuarit.

A luajti rol pozitiv në suksesin e Teutës seleksionimi i lojtarëve?

Ky grup lojtarësh tek Teuta u përzgjodh në përshtatje të njëri tjetrit , shpejtësisë së të menduarit të individit dhe të veprimit në grup.

Filozofia e të menduarit fitues pra bindja për fitore u ushqye tek këta të rinj që para dy vjetësh , në kampionatin e të rinjve.

Ata u rritën me mendimin e kampionit e vazhduan edhe në skuadrën e parë. U afruan 14 lojtarë që më vonë u bënë pjesë të ekipeve kombëtares. Krahas ndjenjës për fitore, mbizotëronin edhe raportet e sinqeritetit, ndershmërisë, komunikimit pozitiv dhe disiplina profesionale që u gdhënd në mentalitetin e tyre. Që të gjitha këto e bën atë grup të ishte bindës me lojërat që bënin dhe të suksesshëm.

Cila eshte ajo cilesi qe duhet te kete nje futbollist per te rene ne syrin e Mihas?

Se pari, per mendimin tim , eshte lojtari inteligjent dhe improvizues.

Eshte nje krijues dhe interpreted qe rrit entuziazmin dhe qartesine ne situatat e ndryshme te lojes. Lojtari inteligjent lexon dhe i kap shpejt situatat e lojes dhe vepron shpejt duke u bazuar ne fantazine e tij. Ai eshte ne te njejten kohe interpretues i shume elementeve te lojes.

Se dyti, lojtari i shpejt me topin. Ky lojtar krijon hapsira dhe panik te skuadra kundershtare. Ai sjell fleksibilitet, shpejtesi koordinative, shpejtesine e te menduarit dhe te vepruarit ne grup, shkallen e larte te perqendrimit dhe nje mori sjelljesh te tjera te cilat, ne futbollin modern e bejne lojen me te bukur dhe terheqese.

Perveç skemave taktike ne fushe, cfarë i jep tjeter trajneri nje skuadre?

Siguri. Siguria eshte pikerisht ajo veti qe nxit elasticitetin mendor dhe eshte nje cilesi naze per personalitetin e trajnerit.

Nje trajner i afte per te komunikuar me grupin, duhet te jete njeri i sigurt ne vetvehte per mundesite e tij ,aftesite e tij, i bindur per idet e tij, por dhe i afte per ti vene ne diskutim pa u pushtuar nga frika dhe ankthi.

Pa dyshim trajneri duhet te jete inteligjent dhe me nje nivel kulture te larte.

Si trajner ke preferoni, luajtem mire por nuk fituam apo beme loje te keqe por e rendesishme eshte qe fituam?

Per mua eshte loja e bukur. Pse e them kete?

Futbolli eshte art, ka nevoje per krijimtari qe te jete nje spektakel qe ofron kenaqesi per ye gjjithe ata qe e ndjekin. Loja e bukur eshte element i kenaqesise. Futbolli ka nevoje per interpretim dhe krijimtari duke i dhuruar bukurine publikut. Kur publiku kenaqet dhe profesionisti kenaqet. Pastaj, loja e bukur sjell stabilitet dhe siguri per fitore, ka gjithmone entuziazem dhe besim.

Nese do kishit mundesi te ktheheshit mbrapa ne kohe, cilen gje do kishit bere ndryshe?

Nuk do te ndryshoja asgje. Gjithmonë kam vepruar me kohen, kam ecur mbi bazen e nje filozofie. Njeriu duhet te mesoje te jete i kenaqur me ate qe ka dhe ate qe eshte sepse vetem keshtu mund te arrije dhe ate qe enderon.

Nje profesionist pozicionohet ne kerkim te nje ideje ose strategjie, te nje forme te re qe percon ndjesi te sportdashesit, lojtaret, skuadra, qe shpreson qe pertej cdo situate te erret te gjeje nje shperthim drite ose ndricim. Siç e gjeta te Teuta, nje histori e bukur

dhe e paharruar.

Një nga trajnerët e parë që keni punuar jashtë Shqipërisë dhe në një tokë të nxehtë në atë kohë siç ishte Tetova. Si kanë qenë ato vite me Shkëndijën e Tetovës?

Ishte shumë e vështirë. E para ishte situata politike që tani ka ndryshuar shumë.

E dyta, njohja e mentalitetit. E treta, njohja e filozofisë së treningut ku dominues ishte vrapimi pa top ( ish shkolla jugosllave ). Natyrisht u tregova i kujdesshëm të fusja dalëngadalë filozofinë time në proçesin stërvitor ku dominues ishte komunikimi me topin, ushtrimet dhe lojërat me top.

Gjatë seancave stërvitore individuale dhe në grup dilnin në pah perceptimi, krijimtaria, interpretimi, shpejtësia koordinative, shpejtësia e të menduarit, përqëndrimi, pasimi i saktë , driblimin, mbyllja e hapsirave, krijimi i hapsirave dhe shum e shum mënyra të tjera të sjelluri që e bejnë futbollin më tërheqës.

Kjo metodë stërvitore shmangte dhe lodhjen psikologjike në skuadër.

Cilat kanë qënë kujtimet më të bukura në Maqedoninë e Veriut?

Gjatë viteve të qëndrimit tim ne Maqedoni morra drejtimin e Shkendijës 5 here dhe këto në situata të ndryshme.

Në futboll është e rëndësishme të mendosh pozitivisht dhe ta shohësh veten fitimtar.

Mbetet e paharruar për mua por edhe për të gjithë sportdashësit e Shkendijës fitorja e titullit kampion në ligën e dytë dhe si pasojë kalimi në ligën e parë të Maqedonisë ku vazhdon të luajë dhe sot e kësaj dite.

Atë ditë 15000 shikues, prezent në stadiumin e Tetovës, festonin këtë ngjarje të rëndësishme, futjen për herë të parë të një skuadre shqiptare si Shkendija, ne kampionatin e Maqedonisë. Sot Shkendija e Tetovës vazhdon të jetë dominuese në këtë kampionat.

Mbetet gjithashtu e paharruar fitorja e parë historike në Shkup e Shkendijës kundër skuadrës së Vardarit me rezultatin 2-0, në sezonin garues 2010-2011, sezon ky që e shpalli Shkendijën kampion. Kjo ishte natyrisht krenari per mua dhe respekt e vlerësim nga të tjerët.

Një kujtim i veçantë për mua, ka qenë dhe loja kundër Rabotniçkit ku pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për Rabotniçkin.

Në minutat e pushimit bëra shum pak shpjegime taktike. Ishte një këngë patriotike që këndohej në zonat e luftës në Kosovë e Maqedoni që filluam ta këndonim të gjithë deri në daljen përsëri ne fushë. Kjo e shtoi akoma më shumë motivimin e skuadrës për fitore dhe rezultati në pjesën e dytë ne 2- 1 i ktheu fitoren Shkendijës. Trajneri mer pothuajse gjithmonë një vendim për zgjidhjen e situatave, veçanërisht komplekse, të karakterizuara nga një stres i dukshëm që krijon ngërç.

Momente emocionuese të paharruara sepse nëpërmjet një veprimi funksional morëm fitoren e duhur.

Meqë jemi në këtë temë. Si i ka shpëtuar nga duart Edmond Mihas drejtimi i kuqezinjve, pasi duhet të jetë një ëndër e çdo trajneri që të drejtojë kombëtaren?

Të them të drejtën ëndra ime u realizua që para shumë vitesh kur fitova zgjedhjet për trajner të kombëtares, mbi bazën e votimeve të komitetit ekzekutiv pranë FSHF-s.

Esenciale është të besosh në vetvehte për të reaguar pozitivisht ndaj situatave zhgënjyese.

Nëqoftëse mjedisi ku jeton e punon nuk arrin të ofrojë elemente positive, atëhere ai mund të bëhet një pengues i fortë i zhvillimit të individit ose grupit.

Dhe mora vendimin për tu larguar bashkë me familjen time në një vend tjetër ,për të vazhduar karierën time si trajner , duke kthyer kokën mbrapa dhe duke lënë respektin për kolegët dhe profesorët e mi.

Ju keni dhënë seminare në Federatën e Futbollit të Maëedonisë së Veriut për licensimin e trajnerëve. Si e keni ndjerë vehten përballë shkollës së ish Jugosllavisë?

Për mua ishte me të vërtetë kënaqësi, vlerësim, respekt dhe krenari të merrja pjesë pranë FFMV për licensimin e trajnerëve të mbështetur nga UEFA.

Kam dhënë për 12 vjet rresht seminare, teori dhe praktikë.

Konceptet e ofruara në këto seminare ishin segmentet e rëndësishme të lojës së futbollit, si filozofia e trajnerit, situatat psikologjike, parimet dhe metodat e stervitjes, strategjitë taktike, seancat stërvitore dhe duke përfunduar me lojërat e larmishme ku integrohen elementet taktik, teknik dhe përgatitje fizike.

Në këto seminare morën pjesë trajnerë nga Maqedonia, Bosnja, Kroacia, Serbia, Turqia dhe Kosova të cilët kishin një karierë futbollistike ne Gjermani, Spanjë, Belgjikë, Zvicër,dhe në ish Jugosllavi.

Prandaj e them që ndjehem krenar që mora pjesë si lektor në këto seminare duke treguar vlerat e shkollës sonë të futbollit.

Ishte kënaqësi për mua të isha mes lektorëve si Andi Rosburg, Milan Milaniç, Santraç, Katanec dhe Safet Sushiç.

Jeni një ndjekës i rregullt i ndeshjeve të kombëtares shqiptare. Që prej disa vitesh mentaliteti i kuqezinjve është bërë më fitues. Por cila është ajo gjë që i mungon kësaj skuadre për të bërë atë kërcim në cilësi?

Suksesi i kombëtares është kënaqësi për të gjithë. Suksesi na bën dhe ne profesionistëve krenar. Por çfare i mungon kësaj skuadre. Për mendimin tim, futbolli është një kombinim kolektiv dhe i fantazisë individuale. Ky individ na mungon që prej 10 vjetësh. Eshtë lojtari që kontrollon topin, që krijon situata të bukura loje dhe sjell emocion , entuziazëm, besim tek grupi dhe ekuilibër. Eshtë lojtari që jep pasin final në zonën e golit. Dhe në këtë zonë na mungon edhe

tipik sulmuesi i shpejtë, ai që bën goditje, krijon hapsira, bën driblimin një kundër një, lojtari që krijon situatat vetë në mënyrë individuale. Na mungon ky sulmues që me aftësitë e tij e bën skuadrën të dalë nga zona e mbrojtjes.

Me këta dy lojtarë interpretimi i lojes është njëra anë, e rëndësishme është të mësosh si interpretohet loja në grup. Kontrollimi i mirë i topit të bën të kontrollosh mirë lojën. Kjo ka qenë filozofia jonë. Futbolli nuk është spontan. Ne shqiptarët pelqejmë futbollin e bukur, zbavitës. Unë dhashë një mendim, por trajneri i kombëtares

vendos vetë filozofinë e lojës.

Futbolli shqiptar, ashtu si i gjithë sporti në pergjithësi, prej disa vitesh po kalon një krizë. Cila do të ishte gjëja që do të rregullonit?

Për mua janë të rëndësishëm tre faktorë. Gjatë gjithë kësaj periudhe ka munguar komunikimi në mjediset sportive, kur në një kohë komunikimi është faktori bazë për ecurinë e sportit.

Unë për vete jam ndjerë i lodhur gjatë kësaj periudhe , i lodhur nga një komunikimi që i është imponuar kësaj shoqërie sportive, që ka pushtuar hapësirat në formën e agresivitetit, shpifjeve,ofendimeve dhe jo vlerësim real .

Kjo ka bërë që në mjediset e futbollit të krijohen barriera ndarëse brënda vetëdijes tonë, barriera që na pengojnë të shohim interesin tonë të përbashkët profesional.

Këto barriera na penguan për të treguar vlerat e përbashkëta profsionale.

Faktori i dytë është mungesa e ligjit për financimin e sportit( sponsorizimi ). Ky ligj është diskutuar qëkur unë isha drejtor teknik i kombëtares dhe trajner i 21 vjeçarëve, pra para 25 vjetësh dhe akoma nuk është realizuar.

Ky ligj është i rëndësishëm sepse ofron infrastukturë sportive pra terrene sportive por edhe stabilitet financiar në sektorin e futbollit.

Kjo do të sillte buzëqeshje, qetësim, motivim, entuziazëm dhe një pozicionim të profesionistëve të denjë dhe të aftë për të punuar në këto mjedise. Faktori tjetër është rëndësia e vlerësimit të trajnerit të lindur ose talent i cili gjatë këtyre viteve u zbeh, gjë që u bë pengesë për zhvillimin e futbollit.

Është ky trajner që zbulon talentin dhe që di të punojë me futbollistin e talentuar.

Ky talent po na mungon, është ky individ që ka imagjinatë të lartë të lojës, duke e analizuar atë pozitivisht në laboratorin e madh që është mendja e tij.

Ky individ është mbështetje e madhe për grupin në interpretimin e lojës së futbollit.

Ne në Shqipëri kemi patur trajnerë të talentuar.

Do riktheheshit në Shqipëri vetëm për kombëtaren?

Pauzë. I jep kohë vetes për të pire një gllënkë vere të kuqe. Sytë i shkojnë te nipi, i cili tashmë ka marrë përsëri topin, dhe me shenja e belbëzima e thërret për të vazhduar “stërvitjen”. Dhe Miha çohet, i papërtuar, për t’i mësuar një gjë të re nipit të tij. Sepse në fund të fundit, ky është profesioni i tij; të mësojë lojën e futbollit. /gazetatema

Show More

Related Articles

Close