LajmeSportVendi

Shkëndija sjell “bombën”, transferon reprezentuesin e Francës

Kërkohet nga klube të njohura europiane, shkëlqen me ekipin e dytë të Guingamp, duke përfaqësuar shpresat U17 dhe U18 të Francës, ndërsa mund të përfundojë në Tetovë.

Shkëndija e Tetovës është para një lëvizje të madhe në merkato, pasi burimet tona thonë se kuqezinjtë janë pranë marrëveshjes me talentin e madh francez Aboubaker Es Sahhal. Bëhet fjalë për anëtar të skuadrës së Guingamp, reprezentues i Francës në kategoritë e reja, dhe futbollist i cili vetëm pak kohë më parë lidhej me transferim në ekipe të mëdha në Angli, Portugali e Itali (Wolverhampton Wonderers, Stoke City, Atalanta, Benfica…..).

Shih linqet:

https://www.getfootballnewsfrance.com/2019/wolves-stoke-city-atalanta-looking-at-a-deal-for-aboubaker-es-sahhal/

https://terceiroanel.blog/2019/01/09/benfica-atento-a-promessa-do-guingamp/

https://www.facebook.com/1578627245701655/posts/2301214030109636/?d=n

https://www.transfermarkt.fr/aboubaker-es-sahhal/profil/spieler/539061

Me një interes të tillë është mrekulli e vërtetë se si Shkëndija fiton këtë ‘betejë’ për të bindur talentin 19-të vjeçar që të firmos me tetovarët, ku Aboubaker Es Sahhal pritet të jetë një aktivizim i shkëlqyeshëm në fazën ofenzive të skuadrës. Pritet të shihet nëse kjo lëvizje do të realizohet dhe Shkëndija të fitojë shërbimet e talentit të madh francez.

Show More

Related Articles

Close