LajmeVendi

Spitali Klinik i Tetovës për 6 muaj me 60 mjek të rinj

Në Spitalin Klinik të Tetovës janë pranuar 30 mjekë të rinj,të sapo diplomuar nga universitetet vendore,të cilët sot dhe kam filluar me punë.Sipas autoriteteve të spitalit, për gjashtë muajt e kaluar numri i mjekëve të pranuar ka shkuar në 60 mjekë që së shpejti duhet të shkojnë në specializim për reparte të ndryshme.

Drejtori Besimi shpreson se ky numër i mjekëve të pranuar do të ndikojë në përmirësimin e kualitetit të shërbimit në Spitalin Klinik të Tetovës dhe do të ndikojë që mjekët e rinj që mbarojnë studimet të kërkojnë punësim brenda vendit, thonë nga drejtoria e spitalit.

Siç bëhet e ditur mjekët e posapranuar, dhe më herët kanë filluar procedurën e specializimit nëpër klinikat e Shkupit ku edhe duhet të specializohen për degë të ndryshme që ka nevojë Spitali Klinik i Tetovës.

Show More

Related Articles

Close